Thuajse nuk do ta njihni…;  pamjet e Mbappé pas problemeve shëndetësore janë befasuese (video)

Duket se Mbappé e ka lënë pas gastroenteritin, për të cilin madje u shtrua për pak kohë në spital, në Miami. Futbollisti tashmë ka filluar stërvitjet në palestër me synimin për të debutuar në Kupën e Botës për Klube.

Megjithatë, duke parë pamjet e gjendjes fizike të francezit, është e vështirë të besohet se ai do të ketë minuta në ndeshjen kundër Salzburgut këtë të premte, më 27 qershor (ora 03:00, sipas orës spanjolle). Arsyeja lidhet me pasojat e gastroenteritit që ka kaluar, e cila e ka lënë fizikisht të dobët.

Mbappé

Mbappé ka humbur shumë peshë dhe masë muskulore. Diçka që vihet re qartë në pamjet e ushtrimeve të tij në palestër. Sulmuesi duket më i hollë dhe disa e kanë krahasuar tashmë pamjen e tij aktuale me atë që kishte kur luante për Monaco, në debutimin profesional të moshës 16-vjeçare.

Humbja e masës muskulore vihet më shumë re te këmbët. Mbappé tani i ka dukshëm më të holla dhe, të themi të drejtën, nuk ngjajnë shumë me këmbët e një futbollisti profesionist. Tani, qëllimi i tij është të rikuperohet sa më shpejt për të qenë gati për debutimin në Kupën e Botës për Klube.

The post Thuajse nuk do ta njihni…;  pamjet e Mbappé pas problemeve shëndetësore janë befasuese (video) appeared first on Telesport.