Thuajse e konfirmuar! Ylli i Barcelonës do të transferohet te Chelsea në janar, huazim me të drejtë blerjeje

Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së janarit dhe destinacioni i ri i portierit gjerman duket se do të jetë Chelsea.

Mediet angleze raportojnë se Chelsea do të huazojë Ter Stegen deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro. Klubi londinez do të mbulojë 75% të pagës së portierit gjerman gjatë periudhës së huazimit.

Në anën tjetër, largimi i Ter Stegen do të jetë edhe një çlirim për Barcelonën, duke ditur që portieri gjerman është një nga më të paguarit në ekip dhe do të lehtësonte disi faturën e pagave te katalanasit.

Ter Stegen do të provojë shanset e tij te Chelsea, ku qëllimi kryesor është të jetë në formën e duhur për t’u grumbulluar me Gjermaninë në Botërorin e verës së ardhshme.

The post Thuajse e konfirmuar! Ylli i Barcelonës do të transferohet te Chelsea në janar, huazim me të drejtë blerjeje appeared first on Telesport.