Thoshte se do ta takojë Trumpin, Vuçiq “sëmuret” në ShBA

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raportohet se “është sëmurë”, gjatë vizitës së tij në ShBA gjë që ka shkaktuar edhe ndërprerjen e saj.

Sipas “Blicit” serb, Vuçiq nuk është ndjerë mirë dhe është kthyer prap në Beograd.

Nuk dihet ndërkohë se çka konkretisht ka presidenti i Serbisë.

Ai kishte paralajmëruar se do të takohej me presidentin amerikan, Donald Trump.