Thomas Tuchel rinovon me Anglinë, trajner i “Tre Luanëve” deri në “EURO 2028”

Thomas Tuchel ka nënshkruar një kontratë të re për të udhëhequr kombëtaren e Anglisë deri në EURO 2028, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Pas një kualifikimi rekord për Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ku “Tre Luanët” mbetën të pamposhtur, Tuchel pranoi të zgjasë mandatin për dy vite të tjera.

Anglia nuk pësoi asnjë gol gjatë kualifikimeve dhe shënoi 20 të tillë, duke qëndruar prej 7 vitesh e gjysmë në pesëshen e parë të FIFA-s. Stafi i tij, Anthony Barry, Henrique Hilário, Nico Mayer dhe James Melbourne, gjithashtu nënshkroi deri në verën 2028.

Tuchel u shpreh: “Jam shumë i lumtur dhe krenar të vazhdoj eksperiencën me Anglinë. EURO 2028 do të jetë një turne shumë special dhe nuk ka gjë më të madhe se të konkurrosh me më të mirët në skenën më të madhe”.

CEO i FA, Mark Bullingham tha: “Thomas është zgjedhja perfekte deri në EURO 2028. Eksperienca dhe pasioni i tij i japin ekipit shanset më të mira për sukses këtë verë dhe në Europianin historik që do të zhvillohet në shtëpi”.

The post Thomas Tuchel rinovon me Anglinë, trajner i “Tre Luanëve” deri në “EURO 2028” appeared first on Telesport.