Pas një jete të mbushur me trofe kombëtarë e ndërkombëtarë te Bayern Munich, Thomas Müller, në moshën 36-vjeçare, vazhdon ta transmetojë energjinë e tij me Vancouver Whitecaps në MLS, ku u transferua verën e këtij viti. Megjithatë, fati i tij mund të kishte qenë krejt tjetër, Barcelona.
Jo se pati një mundësi reale për këtë lëvizje, por mënyra si flet tregon se dera mund të ishte hapur, nëse Hansi Flick, ish-trajneri i tij te Bayerni dhe kombëtarja gjermane, apo Robert Lewandowski, miku dhe ish-shoku i tij i skuadrës, do të kishin ushtruar presion te klubi katalanas.
“Mund ta imagjinoja një të ardhme te Barcelona, po, – pranoi Müller në një intervistë për “Blickpunkt Sport”, duke shtuar: – Nëse Hansi Flick, që më njeh shumë mirë, do të më kishte telefonuar dhe projekti i Barçës do të më kishte pëlqyer, mund ta kisha marrë në konsideratë. Është një klub i nivelit të lartë, ku e di mirë çfarë pritet prej teje”.
The post Thomas Müller, veterani që priste Barçën: Nëse Flick do të më kishte thirrur… appeared first on Telesport.