Thomas Muller drejt Amerikës por jo te Los Angelos FC, gati transferimi te rivalët kanadezë

Pas një jete me fanellën e Bayern Munich, sulmuesi gjerman Thomas Muller i tha “lamtumirë” kampionëve të Gjermanisë, me të cilët fitoi gjithçka në karrierë.

Tashmë për 35-vjeçarin do të nisë një aventurë e re, me shumë gjasa në Amerikë. Edhe pse u përfol për një transferim te skuadra e Los Angeles FC, duket se një tjetër ekip i MLS do të jetë destinacioni i tij.

Sipas mediave, Muller është në bisedime me ekipin kanadez Vancouver Whitecaps, që gjithashtu luan në MLS. Duket se skuadra kanadeze i ofron më shumë mundësi sulmuesit gjerman, ndaj është në “pole” për të siguruar shërbimet e tij.

The post Thomas Muller drejt Amerikës por jo te Los Angelos FC, gati transferimi te rivalët kanadezë appeared first on Telesport.