Milan ka vendosur të bëjë me patjetër dy përforcime në merkaton e janarit: një qendërmbrojtës dhe një sulmues. nëse për sulmin, dihet që përforcimi i ri do të jetë sulmuesi i West Ham, Niclas Fullkrug, për mbrojtjen së fundmi ka dalë në skenë një emër surprizë.
Duke qenë se Thiago Silva i përfolur shumë për një rikthim te Milan, zgjodhi të transferohej te Porto, kuqezinjtë janë foksuar të një objektiv tjetër për mbrojtjen.
“Calciomercato” zbulon se Milan do të tentojë në janar transferimin e mbrojtësit të Bayern Munich, koreano-jugorin Kim Jae-Min, i cili nuk po gjën shumë hapësira te bavarezët. Milan preferon huazimin deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi i Bayern.
The post Thiago Silva zgjodhi Porto-n, Milan hedh sytë nga mbrojtësi i pakënaqur i Bayern Munich appeared first on Telesport.














