Qendërmbrojtësi i Fluminense, Thiago Silva, ka ndarë mendimin e tij për fituesin e mundshëm të Topit të Artë 2025.
Sipas tij, Ousmane Dembele është një nga kandidatët kryesorë për çmimin prestigjioz këtë vit.
“Mendoj se ka shumë mundësi që Dembele ta fitojë Topin e Artë. Fundi i sezonit do të jetë vendimtar, veçanërisht nëse ai fiton Ligën e Kampionëve,” u shpreh Silva.
Ai përmendi gjithashtu dy emra të tjerë që sipas tij kanë bërë sezon fantastik: Lamine Yamal dhe Raphinha.
“Përveç Dembele janë edhe Raphinha dhe Lamine Yamal. Të tre kanë pasur sezone të jashtëzakonshme. Besoj se do të jenë në podium, por do të shohim në çfarë renditje. Fitorja e Ligës së Kampionëve i kthen të gjithë sytë nga ti”, shtoi veterani brazilian.
Dembele ka shkëlqyer këtë edicion me PSG-në, duke realizuar 33 gola dhe duke dhënë 13 asiste në 47 ndeshje zyrtare.
Forma e tij mbresëlënëse dhe ndikimi vendimtar në ndeshjet kyçe e bëjnë një kandidat serioz për Topin e Artë 2025.