Thiago Silva sfidon të shkuarën e tij: Ndeshja kundër Chelsea e veçantë për mua

E vetmja skuadër jo-evropiane që arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube, Fluminense, do të përballet sot me Chelsea, ku do të përpiqet të shkojë në finale. Një sfidë që ishte në fatin e Thiago Silva, ish-legjendës së “Blues”, i cili ka qenë kapiteni i skuadrës londineze.

Pritshmëritë janë të larta, ashtu si edhe tensioni“, tha mbrojtësi brazilian, i cili do të mbushë 41 vjeç në shtator, “sidomos për mua, pasi do të përballem me Chelsean në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube”, tha Thiago Silva para ndeshjes me Chelsea.

Më tej, lojtari i Fluminense, shtoi: “Po përpiqem të ndihmoj stafin e trajnerëve duke ofruar detaje të vogla, interesante rreth kundërshtarëve tanë, diçka që do të mbetet mes nesh. Mendoj se ata janë të përgatitur për këtë ndeshje dhe pastaj kemi një bazë të veçantë tifozësh në anën tonë. Shpresoj që të funksionojë edhe nesër“.

Nuk e njoh shumë mirë Enzo Maresca, por njoh shumë nga lojtarët e Chelsea, flas me ta praktikisht çdo javë dhe jam shumë afër disa prej tyre. Jam i lumtur me këtë ndeshje, do të jetë një ditë e veçantë për mua, por do të jetë edhe më shumë nëse kualifikohemi“, u shpreh Thiago Silva.

The post Thiago Silva sfidon të shkuarën e tij: Ndeshja kundër Chelsea e veçantë për mua appeared first on Telesport.