Thiago Silva largohet nga Fluminense, synon t’i bashkohet Milanit për Kupën e Botës

Thiago Silva dëshiron të përdorë çdo mundësi të mbetur për ta bindur Carlo Ancelottin ta thërrasë për Kupën e Botës 2026. Për këtë arsye, mbrojtësi brazilian thuhet se është gati të largohet nga atdheu i tij për te Milani. Sipas “Globo Esporte”, qendërmbrojtësi i Fluminense iu dha lamtumirën shokëve të tij të ekipit pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të “Copa do Brasil”, të cilën e humbën me penallti ndaj Vasco da Gama, dhe tashmë po mendon të kthehet te “Djalli”.

Nga njëra anë ekziston dëshira për t’u kthyer në Europë dhe qenë pranë familjes e fëmijëve të tij, të cilët mbetën në Londër, pas largimit të tij nga Chelsea; nga ana tjetër ekziston shpresa për të luajtur në Kupën e Botës për herë të fundit, para se t’i japë fund karrierës së tij. Thiago Silva thuhet se ka vendosur të kthehet aty ku ndihej si në shtëpi, te Milani që e bëri të madh, por qendërmbrojtësi brazilian po përballet me dyshime nga klubi kuqezi.

41 vitet e tij janë një shqetësim për klubin e Gerry Cardinale, i cili po mendon një përforcim më të ri. Ata po kërkojnë gjithashtu një zëvendësues për mbrojtjen në vend të një lojtari të nivelit të lartë si ai. Prania e Thiago Silva mund të prishë ekuilibrin e arritur nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe të përmbysë hierarkinë, që do të thotë se vullneti i lojtarit mund të mos jetë i mjaftueshëm.

 

The post Thiago Silva largohet nga Fluminense, synon t’i bashkohet Milanit për Kupën e Botës appeared first on Telesport.