Thiago Silva konfirmon fundin e karrierës: Në dhjetor dua të fitoj titullin, do të jetë i fundit për mua

Mbrojtësi legjendar brazilian Thiago Silva, që pas një jave do të festojë 41-vjetorin, nuk ka ndërmend të mbyllë karrierën pa trofe. Aktualisht te Fluminense, lojtari foli për objektivat e tij.

Thiago Silva ishte vendimtar në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Bahias. Pas ndeshjes, braziliani foli për atë që do të ndodhë pasi të skadojë kontrata e tij në qershor 2026.

U thashë atyre në fillim të ndeshjes se, çfarëdo që të ndodhë, ne do të japim gjithçka. Nuk e dija se do të ishte kaq e mrekullueshme për mua”, tha ish-mbrojtësi i Milan, Chelsea e PSG.

“Ishte një moment shumë i veçantë dhe jam i lumtur që kam mundur të kontribuoj në një farë mënyre. E bëra kundër Gremios vitin e kaluar në Libertadores dhe e përsëris tani”, shtoi Thiago Silva.

Nuk dua të ndalem këtu. Dua të shkoj në dhjetor dhe të fitoj titullin, sepse praktikisht do të jetë i fundit i karrierës sime…“, tha legjenda braziliane.

The post Thiago Silva konfirmon fundin e karrierës: Në dhjetor dua të fitoj titullin, do të jetë i fundit për mua appeared first on Telesport.