Thiago Silva i jep zyrtarisht lamtumirën Fluminense-s, do rikthehet te Milan tani?

Ajo që ishte paralajmëruar prej ditësh, sot y zyrtarizua. Thiago Silva ka vendosur të largohet nga Fluminense për t’u rikthyer në Europë në gjysmën e dytë të sezonit. Mbrojtësi 21-vjeçar do të rikthehet në Europë, me qëllim për të qenë në formën maksimale për Kupën e Botës 2026.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ai ka zyrtarizuar largimin nga ekipi brazilian. “Koha jonë së bashku ishte më e shkurtër nga ç’e imagjinonim, por mjaftueshëm intensive për të krijuar kujtime që do t’i ruaj për gjithë jetën.

Jam thellësisht mirënjohës ndaj klubit, stafit të trajnerëve, shokëve të ekipit, familjes sime dhe veçanërisht tifozëve, të cilët e shndërruan këtë ëndërr në realitet dhe më bënë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë në Fluminense.

Kudo që Zoti më çon në këtë udhëtim, momentet që jetuam së bashku do të mbeten të përjetshme në historinë time. Edhe pse, në këtë moment, nuk i vesh ngjyrat trengjyrëshe, ato do të rrjedhin gjithmonë në venat e mia”, shkruan Silva.

Ndërkohë, destinacioni i tij i ri dhe i fundit në Europë pritet të jetë Milan. Ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes deri në fund të sezonit.

The post Thiago Silva i jep zyrtarisht lamtumirën Fluminense-s, do rikthehet te Milan tani? appeared first on Telesport.