Pas 6 muajsh në hije, Thiago Motta mund të rikthet si trajner në një skuadër profesioniste.
Bëhet fjalë për Bayer Leverkusen, që ka shkarkuar së fundmi trajnerin Erik ten Hag. Sipas llogarive, ky i fundit i ka shkaktuar klubit gjerman një dëm 100 mijë euro për çdo ditë pune të kaluar në “Bay Arena”.
SportMediaset raporton se Thiago Motta është emri i preferuar i “Aspirinave”. Ai ka vizionin dhe eksperiencën e duhur.
Patjetër që me largimet e lojtarëve si Tah, Frimpong, Xhaka, Wirtz dhe Boniface do të jetë e vështirë, por Thiago Motta dallohet për efikasitetin që ka me talentet dhe mund t’ia dalë.
The post Thiago Motta rikthehet në aksion? Klubi i njohur e kërkon, por… sfidë e vështirë e pret appeared first on Telesport.