Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të rënda që kanë ndodhur në Podujevë, ku dy persona në raste të ndara, njëri i mitur, janë ther me thikë nga persona të tjerë.
Policia ka njoftuar edhe se të dyshuarit janë arrestuar, dhe janë dërguar në mbajtje.
Raporti:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Podujevë 03.04.2026 – 09:40. Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 03.04.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar– i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.










