Një konflikt mes dy personave në Podujevë ka përfunduar me therje me thikë, të shtunën rreth orës 12:13.
Si pasojë e sulmit, një burrë ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Pas intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është vendosur në ndalim.