Sonte në fshatin Ujmirë të Klinës ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përleshje.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF dhe më pas në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha për IndeksOnline se dy nga të lënduarit me thikë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, janë bartur drejt QKUK-së.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.