Theret një person në Prishtinë

Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20 :45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.

Sipas saj, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.