Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person u ther me thikë në dorë gjatë një përleshje që ndodhi të shtunën rreth orës 17:15 në Fushë Kosovë.

Viktima u dërgua për trajtim në QKUK, njofton policia.

Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar.

I njëjti pas intervistimit nga prokurori, është dërguar në mbajtje.

Rasti për hetim është iniciuar si “Hetim”.