Theren tri gra në metronë e Parisit, arrestohet i dyshuari

Tre gra u sulmuan me thikë të premten në mbrëmje në tre stacione të ndryshme metroje në Paris dhe policia arrestoi një të dyshuar mashkull menjëherë pas sulmit, raporton Sky News. 

Sulmet ndodhën rreth orës 16:00 sipas orës lokale në stacionet Republique, Arts et Metiers dhe Opera.

Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi sulmet dhe tha se lëndimet e viktimave nuk ishin kërcënuese për jetën, transmeton Klankosova.tv 

Zjarrfikësit ofruan ndihmën e parë dhe gazeta Le Parisien raportoi se dy gra u goditën me thikë në shpinë dhe kofshë.

I dyshuari u arrestua shpejt

I dyshuari, një burrë rreth të 20-ave, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë në shtëpinë e tij, raportoi C News. Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit, sulmuesi ishte i njohur më parë për policinë dhe u identifikua përmes pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes. /Klankosova.tv