Thëngjilli ballkanik vret popullatën dhe ngufat Evropën
Gjashtëmbëdhjetë termocentrale në Ballkanin Perëndimor ndotin rajonin dhe Evropën më shumë se 250 termocentralet evropiane me thëngjill.
Raporti më i ri Bashkësisë Evropiane të Energjisë me seli në Vjenë dhe rrjeti i organizatave joqeveritare të udhëhequra nga Lidhja për Shëndet e Mjedis Jetësor (HEAL) dhe organizata evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit “Europe Beyond Coal”, tërheq vërejtjen se 16 termocentrale në Ballkanin Perëndimor ndotin rajonin dhe tërë Evropën më shumë se të gjitha termocentrale tjera evropiane me thëngjill që gjithsej janë 250 sosh, përcjell al jazzera .
Ky raport është në qendër të vëmendjes së shumë medieve perëndimore.
Raporti u publikua në mesin e javës së shkuar në Bruksel me qëllimin që qeverive të vendeve të rajonit, qytetarëve dhe Bashkimit Evropian t’i tërhiqet vërejtja se ndotja e ajrit në Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi është padurueshme, se ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe ajo po bëhet “gjithnjë e më e rrezikshme dhe vrasëse për gjithë Evropën “.
Gazete franceze “Liberation” në botimin e datës 22 shkurt, në një analizë të gjerë thekson se për shkak të vjetërsisë së termocentraleve, mungesës së vizonit për politikat zhvillimore dhe moskujdesit të faktorit njeri ndaj ambientit, 16 termocentrale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emetojnë, mesatarisht, 20 herë më shumë sumpor-dioksid dhe 16 herë më shumë grimca helmuese se sa të gjitha termocentralet tjera në Evropë, 250 sosh.
Sipas kësaj gazete, raporti më i ri evropian thotë se “shpenzimet shëndetësore që ndërlidhen me ndotjen më të lartë të ajrit në Evropë brenda një viti janë nga 6,1 deri 11,5 miliardë euro në vit”.