Me organizim të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë dhe me mbështetje nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot është themeluar Grupi Joformal i Grave- anëtare të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë dhe është zgjedhur struktura e re drejtuese.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, Nasuf Aliu, deklaroi se do ta kenë përkrahjen e tij për realizimin e aktiviteteve. Aliu theksoi se, për shkak se nuk ka mjete të mjaftueshme për këtë grup, atëherë do ta keni ndihmën time që bashkërisht të sigurojmë ndonjë donacion për realizimin e aktiviteteve.
Edhe Veton Vehapi, përfaqësues nga OSBE-ja, tha se do bëjmë përpjekje që t’ua ofrojmë mbështetjen tonë si organizatë.
Grupi Joformal i Grave- anëtarë të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë ka këtë përbërje:
Gresa Muli- Kryetare;
Habibe Gërxhaliu- Nënkryetare;
Teuta Aruçi Shartari- Sekretare;
Mejreme Ismajli- Anëtare;
Melihate Basholli-Latifi- Anëtare;
Fatmire Saraçi- Anëtare;
Sadije Bajgora- Anëtare;
Bahrije Ademi Murati- Anëtare;
Fjolla Ujkani- Anëtare;
Fakete Dushi- Anëtare;
Gentiana Rama- Anëtare;
Rrezarta Krasniqi- Anëtare;
Arta Ymeri- Anëtare;
Ky mekanizëm në misionin e tij ka avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, veçanërisht pozitës së saj në vendimmarrjen lokale./Fokusi.info/