Ka shkuar në 158 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Beirutit disa ditë më parë, ndërsa numërohen gati 6 000 të lënduar përveç dëmeve të mëdha materiale.
Ndërkohë, raportohet se aktualisht janë 21 persona të humbur, të cilët dyshohet se gjenden nën rrënojat e godinave të shkatërruara prej shpërthimit.
Autoritetet libaneze theksuan se shpërthimi i pak ditëve më parë u shkaktua nga 2 750 ton nitrat amoni që ishte lënë në port prej disa vitesh, ndërsa hetimet nuk kanë përfunduar për të gjetur shkakun e vërtetë të ngjarjes. /abcnews.al