Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, janë pajtuar që të dëshmojnë në hetimet e Kongresit në lidhje me të dënuarin për trafikim me të mitura Jeffrey Epstein.
Vendimi është marrë para se të votohej në Kongres nëse çifti duhej të përballej me vepër penale pasi refuzoi të paraqitej në Komitetin e Kongresit që po e heton Epstein.
Clinton kishte lidhje me Epstein, i cili vdiq në burg më 2019, por ka mohuar se ishte në dijeni të akuzave ndaj Epstein dhe ka thënë se i kishte shkëputur kontaktet me të para dy dekadave.
Mbetet e paqartë se çfarë do të dëshmojë, por kjo është hera e parë që një ish-president dëshmon para një paneli të Kongresit që prej Gerald Fordit në vitin 1983.
Komiteti, i prirë nga republikanët, ka miratuar masat që Clintonët të dëshmonin dhe kishin përkrahjen edhe të disa demokratëve.
Clintonët më parë kanë thënë se i kanë ofruar komitetit deklarata nën betim dhe se kanë siguruar informacion të kufizuar që kishin në lidhje me Epstein.
Bill Cintoni kurrë nuk është akuzuar nga të mbijetuarat e abuzimit nga Epstein dhe ka mohuar vazhdimisht se ishte në dijeni për të zezat që po i bënte ai.










