Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë.
Kjo marrëveshje hap rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Veprimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilave, për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij profili në vendin tonë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Pal Lekaj më anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Statusi i plotë i Lekajt: