Mediumi britanik “The Guardian” ka shkruar një artikull për kryemnistrin e tanishëm të Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas këtij artikulli Albin Kurti po pretendon se Richard Grenell është përfshirë në nxitjen votave që e rrëzuan qeverinë, transmeton IndeksOnline.
“Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar një sulm të ashpër ndaj drejtorit të shërbimit sekret kombëtar të Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe për të ndihmuar në rrëzimin e ish-qeverisë së tij me qëllimin për të dhënë një fitore të shpejtë diplomatike për Trump.” është thënë në këtë artikull.
Po ashtu në këtë artikull thuhet që Kurti ka akuzuar Grenellin se ai ishte i interesuar vetëm për marrjen e një nënshkrimin për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe nuk i interesonte përmbajtja e marrëveshjes.
“The Guardian” në këtë artikull ka përmendur edhe Presidentin Thaçi për të cilin thuhet që ka qenë më pranues në propozimet që janë bërë nga SHBA.
Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU.