Megjithëse ka fituar 35 tituj gjatë karrierës së tij dhe dominoi Europën me Real Madridin, portugezi Ronaldo ende nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe që kur iu bashkua Arabisë Saudite. Mbrëmjen e kaluar u shfaqën përsëri fantazmat e një “thatësire” që nuk ndalet; tashmë 13 humbje në finale apo mundësi të tjera për trofe.
Këtë herë humbja erdhi ndaj Al Ittihad, në Kupën e Arabisë Saudite, ku Benzema dhe Aouar dominuan, ndërsa CR7 nuk arriti të regjistronte asgjë përveç një goditjeje të humbur. Që nga mbërritja e tij tek Al Nassr, bilanci është 0 trofe nga 13 të mundshëm për Cristianon, duke përfshirë 3 Liga, 4 Kupa, 2 Liga të Kampionëve të Azisë dhe 4 Superkupa, ku humbja e fundit erdhi nga seria e penalltive këtë vit.

Megjithatë, në Ligën e Arabisë, situata është më pozitive. Me Jorge Jesus dhe Joao Félix, Al-Nassr ka fituar 6 nga 6 ndeshje dhe kryeson renditjen me 18 pikë. Tre sulmues të kësaj skuadre janë në top 10 golashënuesit e ligës. Félix kryeson me 9 gola dhe një asist, Cristiano është i treti me 6 gola dhe një asist, ndërsa Coman ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asistime. Me këto performanca dhe dëshirën e madhe për fitore, titujt priten të vijnë nëse Al-Nassr vazhdon kështu, por eliminimi i hershëm nga Kupa mund të ndikojë te moralit i klubit.

Karim Benzema ka shpërndarë KËTË FOTO në Instagram, pasi mposhti dhe eliminoi CR7 ![]()
![]()
The post “Thatësira” e pabesueshme saudite e Ronaldos, ka fituar 0 trofe nga 13 të mundshëm appeared first on Telesport.










