Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut u vazhdohet paraburgimi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët së ashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

 

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.

The post Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut u vazhdohet paraburgimi appeared first on Kosovapost.net.