Pas ngritjes së propozim-aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi po realizon vizita të njëpasnjëshme te familjarët e heronjve të vendit.
Sot, Thaçi zgjodhi të qëndroi në Komoran, me familjarë e Ymer dhe Skënder Alushanit.
Thaçi tha se familja Alushani dha kontribut të shquar për lirimin dhe çlirimin e atdheut, transmeton Indeksonline.
Tutje ai deklaroi se Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë.
Postimi i plotë:
Në Komoran, me familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit. Familja Alushani dha kontribut të shquar për çlirimin e atdheut. Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve! HTH