Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj si dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se me Mark Gjonajn dhe të tjetër kanë biseduar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se misioni i shqiptaro-amerikanëve ka qenë gjithmonë për ta ndihmuar Kosovën, por që sipas tij, këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike.
Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:
Gjithmonë janë kënaqësi takimet me veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në SHBA e kishin mision ndërkombëtar.
Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike.
Në emër të Republikës së Kosovës, delegacionin e sotëm shqiptaro-amerikan e falënderova për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për shtetin dhe popullin tonë.