Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin që ndodhi sot në Munster.
“Po ndjekim me një shqetësim të madh sulmin në Munster. Për shumë kosovarë Gjermania është shtëpia e dytë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre”, ka shkruar Thaçi në Twitter.