Thaçi: “Sapo kalova kufirin Kosovë-Shqipëri, padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve”

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetin social FB për kufirin Kosovë-Shqipëri, të cilin e ka quajtur padrejtësi historike ndaj kombit shqiptar. Presidenti ka kërkuar nga institucionet guxim edhe më të madh për relativizimin e tij.

Lexojeni postimin e plotë të tij.

Postimi i Presidentit:

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH /Fokusi.info/