Thaçi rikthehet me intervistë në “Rubikon”: Adriatik Kelmendi tregon pyetjet që ia ka shtruar

Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se ka realizuar intervistë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka paralajmëruar se intervista do të publikohet në emisionin “Rubikon” dhe ka treguar se cilat pyetje i janë shtruar ish-kryeministrit.

Kelmendi nuk e tregoi kohën se kur do të publikohet intervista me Thaçin, duke shkruar vetëm “së shpejti”.

Pyetjet në të cilat është përgjigjur Thaçi, sipas Kelmendit, janë:

– Si i ka parë këto 5 vjet të qëndrimit të tij në Hagë?

– A e vlerëson si gabim votimin që ka mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara?

– A e kishte ditur se do të mund të akuzohej edhe vetë dhe a do të votonte ndryshe për të sot?

– Çka thotë për “akuzat” se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve?

– Çka ka përfituar Kosova nga bashkëpunimi i Thaçit me shtatë president të SHBA-së dhe me tetë sekretarë amerikanë të shtetit?

– A ndjehet i tradhtuar nga Perëndimi dhe SHBA-ja?

– Çka do të bënte ndryshe në rrugëtimin e tij politik nëse do të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë?

– Çka thotë për sulmin në Banjskë dhe në Ibër Lepenc?

– Çfarë pyetjesh ngreh përse këto sume ndodhën pikërisht në këtë kohë dhe çka thotë për ikjen e sulmuesve nga Kosova?

– Si e sheh qeverisjen e Albin Kurtit?

– Çka thotë për faktin se Kosova tash e më shumë se dy vjet ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian?

– Çka thotë për Marrëveshjen e Washingtonit, për Presidentin Trump dhe Richard Grenell?

– Si i sheh nga kjo distancë kohore dhe e rrethanave ngjarjet historike si debatet rreth shpalljes së pavarësisë, se çfarë flamuri duhet të kishte Kosova, si cila do të duhej të ishte data?

– Kujt ia kishte treguar të parit datën e shpalljes së pavarësisë?

– Si e sheh pozicionin e serbëve të Kosovës dhe çka mendon se duhet të ndodhë?

– Si e sheh ecjen e Kosovës dhe të Shqipërisë?

– Çka thotë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në Shqipëri?

– Për herë të parë edhe – si e sheh përfundimin e Procesit në Hagë?

– Çka do të bëjë kur të kthehet në Kosovë?

– Cili do të jetë angazhimi i tij publik?

– A do të kthehet në politikë?

– Hashim Thaçi flet me shumë emocion edhe për vizitën e tij në Kosovë për ta parë babain në spital dhe vizitën te varri i tij?

– Cili ishte relacioni i tij me babain?

– Çfarë këshillash i kishte dhënë ai ndër vite?

– Cila ishte porosia e fundit e babait?

– Si e ndjeu veten kur ishte i fundit t’i shkonte babait tek varri?