Thaçi niset në një vizitë të papritur në Uashington

Presidenti i Kosovës, është nisur për në Uashington, mirëpo që nuk dihen arsyet e vizitës së tij.

Presidenti është parë sot në aeroport, konkretisht është parë duke hyrë në aeroplanin që shkon për Uashington, shkruan lajmi.net.

Ndonëse nuk dihen arsyet e udhëtimit të tij për në kryeqendrën amerikane, zyra e presidentit nuk ka dhënë detaje për këtë vizitë.

Kujtojmë, se presidenti Thaçi e kishte lënë në gjysmë udhëtimin e qershorit për në SHBA, ku planifikohej që ai të merrte pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Arsye e këtij zhvillimi kishte qenë aktakuza e propozuar nga Prokurori i Speciales ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli e cila nuk është konfirmuar ende nga gjykatësi.

Lajmi.net do iu mbajë të informuar në lidhje me këtë zhvillim.