Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të fillojë intervistimin në Hagë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para intervistimit të tij në Hagë, e ripërsëriti se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër dhe se ftesa e tij, është një njollosje e luftës së UÇK-së dhe se sipas tij, kjo më tepër është propagandë politike, pasi që siç theksoi Thaçi, Kosova është në momentet e saja kyçe politike, pra me dialogun me Serbinë, raporton lajmi.net.
Tutje në fjalimin e tij në gjuhën angleze drejtuar edhe medieve të huaja, presidenti Thaçi tha se, do t’i përgjigjet çdo ftese të Gjykatës Speciale për të treguar pafajësinë e tij, Veselit dhe të gjithë atyre që luftuan për lirinë e vendit të tyre.
Thaçi edhe një herë theksoi se ka qenë Sllobodan Millosheviq ai i cili ka kryer krime dhe gjenocid në Kosovë.
Sipas Thaçit, populli i Kosovës ka luftuar për lirinë e tij dhe ka mbrojtur tokat e veta.