Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe një herë rreth Bashkimit Evropian, duke thënë se do të shkohet në BE me dy flamuj.
I ftuar në emisionin “Debat plus”, Thaçi e konsideroi si poshtërim “mbylljen e derës” nga BE, ndërsa shtoi se nëse BE nuk ndryshon, rruga do të çojë në një angazhim të dy qeverive, sipas presidenti të Kosovës, në një shtet të përbashkët.
“Pas diskriminimit që po i bën Bashkimi Evropian Kosovës, mendoj që ka ardhur koha për hapa konkret, që nëse BE vazhdon me mbylljen e derës, duhet realisht të shkojmë përmes një bashkimi kombëtar, gjithmonë duke përfshirë edhe Preshevën, Medgjevën dhe Bujanocin.
Kjo vonesë e BE, ky poshtërim që i bëhet Kosovës çon drejt mendimit që nëse nuk na duan me dy flamuj, le të shkojmë me një flamur. BE duhet të ndryshojë, përndryshe kjo rrugë do çojë në një angazhim të dy qeverive në një shtet të përbashkët. BE po e trajton Kosovën si gjysmë shtet. Këtë fyerje ne nuk mund ta përballojmë përgjithmonë, duhet ë lëvizim”, tha Thaçi.