Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Jezerc është takuar me dy ushtarët e FSK-së, Yll Dalladakun dhe Korab Dautin.
“Krenar me profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për paqe të ushtarëve tanë”.
“Ylli i shkolluar dhe vlerësuar nga akademia ushtarake më e mirë në botë “West Point” dhe Korabi, po ashtu, me rezultate të larta, sot e personifikojnë suksesin e të rinjve tanë kudo nëpër botë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.