Thaçi: Kurti ndërroi komplet metodën në fushatë, dhe ja rezultatet

Gazetarja Ardiana Thaçi tha se Albin Kurti e ndërroi metodën komplet në këtë fushatë të zgjedhjeve të parakohshme, por fajin ia la edhe opozitës për rezultatin e thellë të LVV-së në këto zgjedhje.

“Qëndrimi i tij dhe dalja para opinionit publik sot, i gjithë fjalimi që e mbajti, tregoi se është pikërisht populist dhe di shumë mirë të flasë në gjuhën e masës dhe ashtu siç do masa”, ka thënë Thaçi në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Ai e ka ndërruar komplet metodën dhe mënyrën e të bërit fushatë, për dallim prej fushatës së shkurtit ku kishte vetëm humbje. Dhe ja ku i kemi sot rezultatet”.

“Arsyeja tjetër pse z. Kurti sot i ka fituar rreth 50 për qind të votave të elektoratit të Kosovës është edhe dështimi i opozitës, sepse ne nuk kemi pasur një opozitë që ka bërë zhurmë”.