Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke i thënë se ndaj çfarëdo reagimi nga Serbia, Kosova do të përgjigjet njëjtë.
Thaçi duke i komentuar reagimet e Vuçiqit që të ndalen veprimet e Njësisë Speciale në Veri, ka thënë se janë veprime populiste nga ky i fundit.
Në një konferencë për media,Thaçi ka thënë se ndaj çdo veprimi të Serbisë, Kosova do të veprojë në gjendje të njëjtë.
“Është një deklaratë populiste që ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi. Vuçiq e di shumë mirë që nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovës, edhe ai vetë është i bindur, por në çdo rast institucionet e sigurisë së Kosovës janë në gjendje gatishmërie. FSK është gati.”, tha Thaçi.
Thaçi ka thënë se këto arrestime janë një aksion i përbashkët, ku ka qytetarë të arrestuar nga veriu, nga Drenica, është arrestuar edhe një rus që ishte kamufluar.