Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë arritur që gjatë qëndrimit te tyre në Washington të takohen me këshilltarin e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump, gjeneralin Herbert Raymond McMaster.
Këtë takim e ka bërë publik vet kryeministri Haradinaj përmes faqes së tij të Facebookut. Në vazhdën e këtij takimi, Haradinaj ka treguar se janë takuar edhe me zëvendës ndihmës sekretaren Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Matthew Palmer.
Siç ka shkruar Haradinaj për këtë takim, “në shtëpinë tonë, në Washington”, ka shpërndarë edhe disa fotografi të takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan.
“Në shtëpinë tonë, në Washington, ishim bashkë me shqiptarët e Amerikës, më meritorët për lirinë dhe ecjen tonë drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre.
Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Matthew Palmer.
Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në.
Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë!”, ka shkruar Haradinaj.