Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ky takim, siç merr vesh IndeksOnline, është zhvilluar në zyrën e Thaçit.
Thaçi dhe Haradinaj mësohet se kanë biseduar për mundësitë e ratifikimit të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë kësaj jave pritet të procedohet kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, derisa nga deputetë të pozitës është thënë që tashmë i kanë votat e nevojshme për ta ratifikuar.