Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po gabon që nuk po i dëgjon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës së vënë ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.
Thaçi ka thënë në RTK se Kosova duhet t’i respektojë këshillat amerikane.
“Duke i thënë jo Amerikës, i tejkaluam edhe vendet që ishin në konflikt me Amerikën”, është shprehur ai.
Ai ka deklaruar se marrëdhëniet dhe miqësia me SHBA’në janë të shtrenjta.
E ardhmja e Kosovës është e lidhur me mbështetjen nga Amerika, ka theksuar Thaçi.