Thaçi dekoron doktor Hafir Shalën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot ka dekoruar humanistin dhe veprimtarin e shquar, doktor Hafir Shala me titullin “Hero i Kosovës”
Sot prita familjen e humanistit dhe veprimtarit të shquar, doktor Hafir Shalës, të cilës ia dorëzova urdhrin “Hero i Kosovës”.
Hafir Shala ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës. HTH

