Para dy ditësh, analisti Azdren Shala tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i merrte as 37 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, pasi ky subjekt politik, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka marrë 49.80 për qind të votave.
Për rezultatin që kishte përmendur më herët, Shala u shpreh në “Maratonën Zgjedhore” se kishte qenë i bindur, duke thënë: “Ia kam huq me të madhe”.
“Kam qenë i bindur dhe në një situatë normale ish dashtë me qenë pak a shumë ai rezultat. Nuk tërhiqem, kam pasur një dyshim të vogël që nuk kam dashur ta shfaq deri në fund që partitë opozitare nuk e po e bëjnë punën si duhet”.
“Rruga për me ardhë deri në pushtet duhet të jetë pak populiste, këta nuk e kanë bërë. Kam insistuar edhe në takime që kam pasur me zyrtarë të lartë të partive të ish-opozitës, ata nuk kanë dashur. Sipas veprimeve, ata janë frikacakë. Frika ime ka qenë gjithmonë, por i qëndroj asaj, kam qenë gabim, ia kam huq me të madh, në rregull është kjo pjesë. Por nuk është me rëndësi pse e ka huq Azdreni, por me rëndësi është që e ka huq opozita”, deklaroi Shala në Klan Kosova.
“Populli i thotë jo diktaturës, Kurti merr maksimum 37%” (VIDEO)










