Tetë viktima nga koronavirusi për 24 orë, arrin në 177 numri i përgjithshëm

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vend duke çuar numrin e përgjithshëm në 177 viktima që nga 13 marsi kur është shfaqur rasti i parë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

Ndërsa rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.