Pak ditë para ceremonisë së “Topit të Artë” (22 shtator), Ousmane Dembélé triumfoi ngushtë ndaj Lamine Yamal në “Onze d’Or 2025”, sondazhin e lexuesve të revistës franceze “Onze Mondial”, që prej vitit 1976 zgjedh futbollistin më të mirë në botë. Francezi i PSG-së mori 32.5% të votave, ndërsa Yamal 30%.
Në podium përfundoi Kylian Mbappé (12.5%), i ndjekur nga Achraf Hakimi (7%). Pedri (5.6%) dhe Raphinha (4.7%) u renditën respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Edhe pse aktualisht i dëmtuar dhe mungesë për ndeshjen PSG-Barça më 1 tetor, Dembélé pozoi me trofeun.
Kjo fitore e tij e ngushtë shton kureshtjen për “Topin e Artë”, për të cilin voton nga një gazetar prej 100 vendeve kryesore në renditjen e FIFA-s. “Si të mos jem krenar? – tha Dembélé, duke shtuar: – Gjithmonë më ka pëlqyer të flas në fushë. Në Barcelonë nuk flisja, por te PSG kam folur shumë këto tri vite. Më mirë flas me lojën time”.

1.Ousmane Dembélé (PSG) – 32.5%
2. Lamine Yamal (Barcelona) – 30%
3. Kylian Mbappé (PSG) – 12.5%
4. Achraf Hakimi (PSG) – 7%
5. Pedri González (Barcelona) – 5.6%
6. Raphinha (Barcelona) – 4.7%
7. Mohamed Salah (Liverpool) – 3.9%
8. Nicolò Barella (Inter) – 1.2%
9. William Saliba (Arsenal) – 1.2%
10. Lautaro Martínez (Inter) – 0.9%
11. Vinicius (Real Madrid) – 0.5%
The post Testi para “Topit të Artë”… Dembélé triumfon për pak ndaj Yamal në “Onze d’Or 2025” appeared first on Telesport.










