Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Rrahim Tërnava ka mohuar arritjen e një marrëveshje koalicioni për Fushë Kosovën.
Në lidhje me takimet me kandidatin e LDK-së dhe VV-së, ai tha se ishin me iniciativën e tyre dhe se kanë qenë takime konsultative.
“Të dashur bashkëqytetarë, anëtarë, aktivistë, mbështetës e simpatizantë. Pas rezultatit zgjedhor të 9 tetorit, takimet me dy përfaqësuesit e dy partive politike në Fushë-Kosovë, përkatësisht me kandidatin e LDK-së dhe VV-së kanë ardhë me iniciativën e tyre dhe kanë qenë takime konsultative e asgjë më shumë, e ripërsëris vetëm takime konsultative. Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike, nuk janë as blasfemi e as herezi”.
“Në këto takime nuk është vendosur për asgjë konkrete dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione por konsulta të zakonshme. Koalicionet e marrëveshjet ne i bëjmë në degën tonë në konsultim të plotë me qendrën e PDK-së”.
“Unë si Kryetar i PDK-së, për çdo gjë deri më tani kam informuar votuesit, anëtarët e simpatizantët, dhe kësisoji çdo lajm tendencioz dhe me konotacion politik i publikuar në media, janë e mbeten vetëm spekulime për qëllime folklorike dhe komerciale”, ka shkruar ai.