Tërmeti prej 7 shkallëve godet Japoninë

Një tërmet me fuqi prej shtatë ballë sipas Rihterit ka dridhur pjesën veriore të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në ujërat në jug të Ishujve Kuril, ndërsa fuqia e tërmetit arriti 7 ballë sipas Rihterit, lajmëroi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 160 kilometrave, ndërsa theksohet se nuk ka rrezik nga cunami.