Të kapluar nga frika dhe paniku, shumica e personave që mbetën të plagosur ishin ata që u hodhën nga lartësitë e ndërtesave
Autoritetet në Turqi kanë raportuar se fatmirësisht asnjë prej personave të lënduar nuk është në gjendje kritike për jetën. Disa prej personave të plagosur morën kujdes të specializuar shëndetësor në Spitale.
Frika e tërmetit bëri që mbrëmjen e të mërkurës mijëra qytetarë të flinin në rrugë dhe ambiente të hapura pasi autoritetet paralajmëruan për të mos hyrë në ndërtesat e dëmtuara. Një ndërtesë e braktisur u shemb në Stambollin qendror, por askush nuk u lëndua atje. Termeti nuk shkaktoi deme në infrastrukturën energjitike apo ne tubacionet e ujit per qytetin me 16 milione banore. Epiqendra e tërmetit të së mërkurës ishte në zonën e Silivrit në një thellësi prej 6.92 km.
Dy vjet më parë Turqia pësoi tërmetin më vdekjeprurës dhe më shkatërrues në historinë e saj moderne. Tërmeti me magnitudë 7.8 në shkurt 2023 vrau më shumë se 55,000 njerëz dhe plagosi më shumë se 107,000 në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.
Qindra mijëra njerëz mbeten të zhvendosur dhe shumë ende jetojnë në banesa të përkohshme si rezultat i atij tërmeti.