Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës del me njoftim për shtetasit që ndodhen atje

Ambasada e Kosovës në Ankara ka dalë me njoftim pas tërmetit të fuqishëm prej 6.1 shkallës që goditi Turqinë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada ka udhëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës në zonat e prekura që të qëndrojnë larg ndërtesave të pasigurta dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Belikesir, por që u ndje edhe në Stamboll, Izmir, Bursa, Manisa, Kocaeli, Tekirdağ, Sakarya dhe rajonet përreth. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Ambasada ka publikuar edhe kontaktet në rast nevoje:

Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
+90 542 711 80 99
[email protected]
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
+90 531 105 63 91
[email protected]