Një tërmet tjetër me magnitudë 4.1 shkallë rihteri ka goditur qytetin Manisa të Turqisë, pak minuta më parë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ende nuk kanë kaluar dy orë nga tërmeti i parë në këtë qytet, përderisa ende nuk dihet për dëme të shkaktuara.
“Ky rajon është goditur nga 401 tërmete, 14 prej të cilëve kishin një magnitudë 4 ose më të larta”, tha Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Tërmeti i 24 janarit me magnitudë 6.8 shkallë rihteri në provincën Elazig, ka shkaktuar 41 të vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur./Gazeta Sinjali/